Dy burra në Fushë Kosovë e luajnë policin, madje ndaluan edhe veturën e i kërkuan dokumente

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 10:27
Dy burra në Fushë Kosovë e luajnë policin, madje ndaluan edhe veturën e i kërkuan dokumente

Dy persona në Fushë Kosovë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “prezantim i rremë”.

Policia njofton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si policë të cilët i kanë kërkuar dokumentet personale.

Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.

(Kosova Sot Online)