Kokaj i çon në këmbë deputetët për 1 minutë heshtje për akademikun që vdiq para një viti

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 16:23
Kokaj i çon në këmbë deputetët për 1 minutë heshtje për akademikun që vdiq para një viti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në fjalën e tij në Kuvend ka treguar se ka vdekur një akademik me renome. Kokaj tha së po e jep lajmin se ka vdekur Artan Boriçi shkëncatar me renome. Por, në mars të këtij viti janë bërë një vit që kur ka vdekur akademiku Artan Boriçi.

Ndërsa ,Jahja Kokaj e informoi sot Kuvendin për vdekjen e tij.

 

“Kolegë të nderuar dua të ju informoj për një lajm pikëllues ndonëse me vonesë për vdekjen e akademik Artan Boriçit, shkencëtarë me renome botërore e në institucione të tjera”, ka thënë Kokaj.

Ai ka kërkuar një minutë heshtje në nder të tij, ku deputetët u ngritën të gjithë në këmbë në nder të tij.

Shkencëtari Artan Boriçi, ishte ndarë nga jeta me 26 mars 2021. Akademiku i asociuar Artan Boriçi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artan Boriçi lindi në Tiranë në 19 prill 1965 por është me origjinë nga Shkodra pasi është djali i atij që cilësohet si babai i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi. Profesori i njohur Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nuk kishte mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe humbi jetën në moshën 56-vjeçare.

(Kosova Sot Online)