Një darkë më shumë se 2000 dollarë për person, ky është restoranti më i shtrenjtë në botë për vitin 2022!

  • G.G /
  • 15 October 2022 - 08:13
Një darkë më shumë se 2000 dollarë për person, ky është restoranti më i shtrenjtë në botë për vitin 2022!

Restoranti më i shtrenjtë në botë ndodhet jo aq larg sa mendoni, por në Ibiza.

“Sublimotion” gjendet konkretisht në hotelin “Hard Rock” dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Paco Roncero, me dy yje Michelin. Çmimi i menusë është plot 2380 dollarë. Ky çmim është vendosur sepse përveç ushqimit, paguhet edhe për një aventurë ekskluzive dhe inovative, ku pranohen vetëm 12 klientë në natë.

Përvoja në këtë restorant, në faqen e internetit të restorantit, përshkruhet si performanca e parë gastronomike e krijuar për të rritur kënaqësinë e të ulurit për të ngrënë në tavolinë, bazuar në një art të ri skenik që bashkon kuzhinën e rafinuar, teknologjinë, skenën dhe argëtimin. “Sublimotion” thekson se përmes konceptit të tij gastronomik është i aftë të shndërrojë tryezën në skenë dhe klientin në protagonist.

Shefi i kuzhinës Paco Roncero thekson se me eksperiencën gastronomike, që zgjat rreth tre orë, të ofruar në këtë mjedis luksoz, ka pasur një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit. Përtej ekskluzivitetit të shërbimit vetëm për 12 klientë në natë, duhet theksuar se restoranti është i hapur vetëm në Ibiza gjatë sezonit të verës. Më pas transferohet në Dubai, ku hap dyert çdo nëntor.

(Kosova Sot Online)