Tentoi të vriste vjehrrin me thikë, arrestohet shqiptari në Belgjikë

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 10:56
Tentoi të vriste vjehrrin me thikë, arrestohet shqiptari në Belgjikë

Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 25 shtatorit, pasi ka tentuar të vrasë vjehrrin e tij me thikë në Saint-Brieuc (Côtes-d’Armor), Francë.

Ai u arrestua në Belgjikë të premten më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë më 7 tetor.

Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje. Ai u burgos me 10 tetor, në Côtes-d’Armor, ku u njoftua për aktakuzën e tij për tentativë vrasje, por edhe dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënime me vdekje ndaj saj.

(Kosova Sot Online)