Paralajmërimi i ekspertëve: Lufta bërthamore mund të zhdukë 5 miliardë njerëz e të bllokojë diellin për vite

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 11:56
Paralajmërimi i ekspertëve: Lufta bërthamore mund të zhdukë 5 miliardë njerëz e të bllokojë diellin për vite

Lufta bërthamore mund të zhdukë pesë miliardë njerëz dhe të bllokojë diellin për disa vite, sipas paralajmërimit të ekspertëve, ndërsa Putini vazhdon të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore duke rritur frikën kudo në botë.

Gjatë një intervistë për The Sun, eksperti i fatkeqësive Paul Ingram tha: “Gjatë Luftës së Ftohtë, besohej se kishte mjaftueshëm raketa bërthamore për të hedhur në erë botën disa herë.

“Ky nuk është më rasti. Ka më shumë se 12,000 koka bërthamore në mbarë botën.  Vetëm Rusia ka pothuajse 6000 të tilla, ndërsa SHBA-ja 5,400. Shpërthimi dhe rrezatimi nga këto do të shkaktonin nga 200 deri në 300 milionë viktima në të gjithë botën”, tha ai.

Ingram, një tjetër ekspert paralajmëroi gjithashtu për pasgoditje apokaliptike nga çdo konflikt bërthamor.

“Përveç vdekjeve të menjëhershme, një sulm bërthamor do të shkaktonte aq shumë blozë dhe radioaktivitet sa do të mbulonte diellin për disa vite,” tha ai.

“Kjo do të çonte në vdekjen e deri në pesë miliardë njerëzve në mbarë botën.”

Ai shtoi se rreziku i një sulmi të tillë ndaj një vendi si Ukraina, i cili njihet si “shporta e bukës” për shkak të prodhimit të grurit, mund të shkaktojë uri në mbarë botën.

“Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjithë botën deri në 16 gradë Celsius. “Në qendër të Londrës, ne jemi më të rrezikuar nga shpërthime të drejtpërdrejta dhe rrezatim, por askush nuk do të ishte i sigurt”.

Mbretëria e Bashkuar ka 225 koka bërthamore, shumica e të cilave mbahen në bordin e nëndetëseve Trident. Kina, Franca, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut janë fuqitë e tjera bërthamore të botës.

Megjithatë, megjithëse Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, shumë prej këtyre armëve datojnë që nga Lufta e Ftohtë.

Veterani i ushtrisë britanike, nënkoloneli Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Armët taktike të Rusisë janë ruajtur që nga vitet 1990. Ne nuk e dimë nëse ato janë mirëmbajtur.”

Sipas tij, një konflikt i kufizuar bërthamor në të cilin dy kombe lëshojnë armë ndaj njëri-tjetrit mund të shkaktojë uri globale.

Nënkolonel Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Nëse rusët vendosin të përdorin armët bërthamore, hakmarrja e Perëndimit do të jetë e shpejtë dhe e tmerrshme”.

“Rusia do të pushonte së ekzistuari si një vend.”

(Kosova Sot Online)