Lukashenko: Zgjidhja në Ukrainë mund të gjendet brenda një jave, gjithçka varet nga këto dy shtete

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 16:03
Lukashenko: Zgjidhja në Ukrainë mund të gjendet brenda një jave, gjithçka varet nga këto dy shtete

Zgjidhja e konfliktit në Ukrainë mund të gjendet brenda një jave.

Kështu ka deklaruar presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, në një intervistë për transmetuesin amerikan Nbc.

“Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të gjejmë një zgjidhje, më besoni, do ta gjejmë brenda një jave”, tha ai.

Lukashenko tha se Bjellorusia nuk mori pjesë në “operacionin special ushtarak” rus në Ukrainë dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen.

“Në radhë të parë, askush, dhe dua të them Rusinë, nuk po na kërkon të marrim pjesë në këtë operacion dhe ne nuk do ta bëjmë. Këtë e kemi thënë gjithmonë. Me sa duket, ju nuk doni të dëgjoni këtë. Epo, kjo është puna juaj ”, tha ai.

(Kosova Sot Online)