Moti sot në Kosovë

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 08:37
Moti sot në Kosovë

Mot stabil gjatë javës, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, parashikon “Prishtina Weather”. Ditën e enjte do të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje, me një rënie të temperaturave. Nga e premta sërish kthjellime e diell.

Datat:

18.10 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.

19.10 – Kryesisht me diell.

20.10 – Vransira kalimtare paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

21.10 – Kthjellët dhe me diell. Më ftohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e ato maksimale fillimisht mbesin të larta në 19C e 20C, e nga dita e enjte pësojnë rënie deri në 14C e 15C.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, herë herë do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-4m/s. Vetëm të enjten frynë edhe erë mesatare nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e hënë, më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë.

(Kosova Sot Online )