Sot dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur në seancën për vrasjen e Oliver Ivanoviq

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 08:25
Sot dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur në seancën për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 18 tetor 2022:

– OJQ ‘7 arte’ në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universiteti i Prishtinës, si dhe në përkrahje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim mbanë konferencë për media në të cilën do të prezantohet projekti që synon mbledhjen e 100 rrëfimeve të punëtorëve të kombinatit Trepça, të titulluar “Kujtesa e Trepçës”. (Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 9:30)

– Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën ndërkombëtare dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt standardet dhe praktikat. (Hotel Emerald, ora 9:30)

– Vazhdon seanca gjyqësore e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Anti Dopingun dhe grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Komisioni për Integrim Evropian organizon tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës znj. Burbuqe Hana raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën kundër Trafikimit me Qenie njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

– Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje Handikos dhe komunat Skenderaj dhe Vushtrri mbajnë konferencën finale të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”. (Hotel Freskia në Skenderaj, ora 10:00)

– Komuna e Rahovecit dhe Qendra e Mjekësisë Familjare ‘Dr. Fahredin Hoti’ organizojnë takim rreth ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. (QKMF ‘Dr. Fahredin Hoti’, ora 10:00)

– Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë, organizon punëtori të artistit Artan Hajrullahu me nxënësit e klubit të artistëve të shkollës “Vaso Pash Shkodrani”. (Shkolla “Vaso Pashë Shkodrani”, rr. “Fehmi Agani” në Pejë, ora 13:30)

– Zhvillohet ndeshja e Superkupës “Kosovë-Diasporë”, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit në Zvicër, FC Kosova Zurich. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 14:00).

(Kosova Sot Online )