Zvicër: Vritet një 18-vjeçar, dyshohet se është shqiptar

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 08:41
Zvicër: Vritet një 18-vjeçar, dyshohet se është shqiptar

Një mosmarrëveshje mes disa personave u përshkallëzua në Sirnach mbrëmjen e së dielës. Një 15-vjeçar ka plagosur për vdekje me thikë një 18-vjeçar. Tronditja në fshat është e thellë.

Pavarësisht masave të menjëhershme të ringjalljes, 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, siç konfirmoi policia. Më vonë atë mbrëmje, policia kantonale e Thurgaut arrestoi një të dyshuar zviceran, 15-vjeçar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Një banor vazhdon të përballet me skenat e djeshme: “Dëgjuam ulërima disa herë dhe pyetëm veten se çfarë po ndodhte atje. Kur u shfaq Rega dhe disa makina policie, e dinim që ishte keq”, shprehet 53-vjeçari, duke shtuar: “Ne jetojmë në një zonë rurale dhe vlerësojmë paqen dhe qetësinë. Si mund të shkojë deri këtu?”.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Një burrë që ka jetuar në Sirnach për gati 40 vjet thotë. “Ai është shqiptar dhe jeton vetëm me nënën e tij”. Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar këtë informacion. “Për momentin nuk mund të themi më shumë për personin,” thotë Matthias Graf, zëdhënës i medias për policinë kantonale të Thurgaut.

(Kosova Sot Online)