Nusja me kallashnikov në dorë, dasmë në vijën e parë të frontit

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 09:17
Nusja me kallashnikov në dorë, dasmë në vijën e parë të frontit

Evhenia Emerald është përshkrimi më i mirë i rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë. Edhe pse në luftë prej 24 shkurtit, ku me mijëra persona janë vrarë e shkatërrimet kanë qenë katastrofike, jeta në Ukrainë vijon.

31-vjeçarja Evhenia Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës, aty ku shërben si snajpere. Megjithatë, ajo ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste në një pyll në Kharkiv me Evheniy Stypaniuk.

“Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”, shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia modeste.

Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre. Evhenia Emerald, e cila punonte në një argjendari para nisjes së luftës tha: “Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit dhe kështu nuk duam të shtyjmë asgjë për më vonë”./A2CNN

(Kosova Sot Online)