Ish-kryetari i Odës Ekonomike tregon sa do të ishte litra e naftës sikur Qeveria ta hiqte akcizën

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 12:54
Ish-kryetari i Odës Ekonomike tregon sa do të ishte litra e naftës sikur Qeveria ta hiqte akcizën

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike, ka thënë se sikur Qeveria ta largonte akcizën çmimi i naftës sot do të ishte 1.26 centë. Akciza përdoret për produktet të luksit, e në këtë kategori përfshihet edhe nafta.

“Sikur sot të ngrihet TVSH-ja 18% në importin e naftës e të mbetet akciza prej 0.36 Euro për litër atëher qmimi në shitje sot do të ishte 1.49 Euro për liter”, ka thënë Gërxhaliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai po ashtu ka thënë se është koha për reflektim e Kosova të mos shndërrohet në një shtet social.

“Çmimi sot në Porto Romano është 1235 Euro për tonë”, thoitë ai.

“Transporti , çmimi deri në kufi për doganim, akciza, TVSh-ja dhe kostoja operative në Shqipëri po e bëjn çmimin e naftes në Kosovë ndër më të lartin në rajon”, ka deklaruar ai. Madje thtoë se zgjidhja ekziston, por duhet vullnet politik.

(Kosova Sot Online )