Digjet një shtëpi në Ulpianë të Prishtinës

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 13:15
Digjet një shtëpi në Ulpianë të Prishtinës

Një shtëpi në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është kapluar nga zjarri.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin.

Deri më tani nuk ka persona të lënduar.

Këto informacione ka dhënë zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti 

(Kosova Sot Online)