Lexoni edhe:
“ETIA”, etje për getoizim të mëtutjeshëm të Kosovës!
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Asnjë zgjidhje për minoritetin serb pa komperacion dhe reciprocitet me shqiptarët në Luginën e Preshevës, nuk duhet të legjitimohet nga Prishtina.
-Takimi i zhvilluar në Uashington i delegacionit të Kosovës Lindore ( Luginës së Preshevës) me të dërguarin special të SHBA-ve për dialogun Kosove-Serbi, z.Gabriel Escobar, është takim i qëlluar dhe në kohen e duhur. Natyrisht se për këtë kohë e tërë çështja e Luginës varet nga qëndrimet në Uashington.
“ETIA”, etje për getoizim të mëtutjeshëm të Kosovës!Lexoni edhe:
Kësaj i paraprinë vetë veprimtaria e përfaqësueseve legjitim të Luginës dhe shumë varet nga ata. Mirëpo, në kuadër të dialogut, kryesisht çështja e Kosovës Lindore varet shumë edhe nga qëndrimet zyrtare të Prishtinës. Kosova Lindore është pjesë e Kosovës. Ajo u nda padrejtësisht në vitin 1957 nga trungu i vetë, nga Kosova. Si pasoj e kësaj u bashkua Leposaviqi me Kosovën. Këto çështje duhet të merren për bazë në dialog mes shtetin serb dhe Kosovës. Asnjë zgjidhje për minoritetin serb pa komperacion dhe reciprocitet me shqiptarët në Luginën e Preshevës, nuk duhet të legjitimohet nga Prishtina.
Besoj se kjo kështu është kërkuar nga delegacioni shqiptar i Luginës në takim me z. Escobar. Sa më qartë dhe sa më shumë që vihet në spikamë çështja e Luginës ajo fiton shumë më shumë vëmendje. Është koha kur po përpiqet të lidhet një marrëveshje përfundimtare me shtetin serb. E kjo marrëveshje, pa zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës, kurrë nuk mundë të ketë të ardhme dhe paqe në rajon. Këtë duhet sqaruar Prishtina, Tirana dhe çdo përfaqësues që del me fol në emër të Luginës së Preshevës, qofte bë Bruksel, qoftë në Uashington etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".