Një person i maskuar dhe me thikë tenton të grabisë në një shtëpi në Lipjan

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 13:01
Një person i maskuar dhe me thikë tenton të grabisë në një shtëpi në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se një person i maskuar dhe me thikë dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e saj për të kryer grabitje.

Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan, në ora 10:46.

“Lipjan 18.10.2022 – 10:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i maskuar dhe me thikë dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e saj për të kryer grabitje”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se i përket të personit të dyshuar, përderisa në lidhje me rastin janë duke u kryer hetime intensive. 

(Kosova Sot Online)