Digjet fabrika e mobileve mbi 1 mijë m2 në periferi të Prizrenit

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 13:56
Digjet fabrika e mobileve mbi 1 mijë m2 në periferi të Prizrenit

Një fabrikë e madhe e mobileve është kapluar nga zjarri e cila ndodhet në periferi të Prizrenit. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një zjarr në një mobileri të madhe në periferi të Prizrenit. Mbi 1 mijë m2 i ka mobilieria, policia është në vendngjarje. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, tha Bytyqi 

(Kosova Sot Online)