
17-vjeçarët me aftësi të kufizuara vazhdojnë mësimin në shkollë fillore

Shumica prej tyre kanë mbushur 17 vjet.
Kësisoj, kanë kaluar tri vite prej kur këta do të përfundonin shkollën fillore.
Megjithatë, gjashtë të mitur me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë.
Madje funksionojnë në klasa të veçanta.
Sipas zëvendësdrejtorit të shkollës, Ilir Bytyqi që përfshirja e tyre u bë me qëllimin që nxënësit të integrohen.
Por, kërkesat për shuarjen e këtyre dy klasave në të cilat vijojnë mësimin nxënësit me aftësi të kufizuara nuk kanë munguar.
Asistentja Fortesa Bejtullahu jep më shumë detaje rreth punës me këta nxënës.
Mirëpo, drejtori i Institutit Edguard, Rinor Qehaja thotë që përfshirja e tyre në shkollë fillore, nuk i ndihmon këta të mitur.
Ndonëse nga ky institucion deklaruan që kanë leje për këtë veprim, nga Ministria e Arsimit nuk u përgjigjën gjatë të mërkurës.
(Kosova Sot Online)