
Sahiti: Më akuzojnë që jam i PDK-së, por shkarkimi im nga UP kërkohet për arsye të tjera

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se po e akuzojnë si mbështetës dhe pjesë e PDK-së për ta shkarkuar nga pozita e tij, por sipas tij, arsyet e vërteta janë dikund tjetër.
Duke folur, Sahiti ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci është e përfshirë në këtë zhvillim, ndërkohë që ka thënë se me ministri të tjera, ka pasur bashkëpunim korrekt.
“Nuk mundem të flas për qeverinë në tërësi, sepse nuk e di se si konsultohen ndërmjet vete, por po, ministrja është e përfshirë në këtë zhvillim të ri për UP-në. Përndryshe, ka disa ministri me të cilat kemi pasur bashkëpunim korrekt”, ka thënë Sahiti.
(Kosova Sot Online)