Escobar: Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 08:36
Escobar: Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës.

Emisari amerikan tha se qeveritë e vendeve ballkanike duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik.njoftoi ambasada amerikane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Mundësitë këtu janë të mëdha, por sfidat janë të vazhdueshme. Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, tha ai.

Escobar në dy ditët e fundit qëndroi fillimisht në Prishtinë, e pastaj edhe në Beograd, nga ku tha se  pret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe hapa të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve.

(Kosova Sot Online)