Kuvendi e ka miratuar ligjin për çmimet tavan me 63 vota pro

  • A.P /
  • 23 April 2026 - 11:47
Kuvendi e ka miratuar ligjin për çmimet tavan me 63 vota pro

Miratohet ligji për çmimet tavan me 63 vota pro, opozita nuk e mbështeti

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Pro miratimit të këtij projektligji votuan 63 deputetë.

PDK nuk mori pjesë në votim. As LDK e AAK nuk e përkrahën këtë ligj.

(Kosova Sot Online)