Zeqa: Të lirë, por të varfër në shpirtë!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Sikur të kishim qenë kaq trima dhe armiqësor ndaj Serbisë siq po tregohemi çdo ditë ndaj njëri-tjetrit, jo vetëm që do të ishim çliruar një shekull më parë, por edhe luftën e fundit do ta kishim fituar vet pa ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s!
Shqiptarët duhet çlirohen nga mentaliteti i robit
Nuk e di a ka poshtërsi më të madhe sesa ne shitë trimëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk e di a ka poshtërsi më të madhe me i sulmu dhe ofendu policët shqiptarë me uniformën e shtetit të Kosovës, përderisa një polic i lodhtë serbë ka sha e na ka poshtëru dhe ne jemi treguar paqesor ndaj tij!
Nuk ka poshtërsi më të madhe për një politikan shqiptarë, i cilit do nivel qoftë ai, që të mos i respektoj institucionet e shtetit të Kosovës, siq janë Prokuroria dhe Gjykatat, dhe nuk është kohë shumë e largët kur për një ftesa nga shteti okupues i Serbisë me mijëra shqiptarë janë detyruar ta braktisin vendin për të mos përfunduar nën torturat e policisë apo prapa grilave!
Kurse sot, paturpërisht politikanët dhe të fortët e politikës ofendojnë polic dhe ushtarë të shtetit tonë, rrahin qytetarë në shesh vetëm pse shprehin bindjet e veta të lira në rrugë apo kafene dhe askush nga zyrtarët kompetent të shtetit nuk guxon të merret me ta!
Deri në këtë deregje e kanë sjellur shtetin politikanët e papërgjegjshëm që më votën e popullit ngriten e rriten në karrierë politike, ngriten aq lartë saqë harrojnë që janë qenje njerëzore duke menduar se janë bërë vetë Zoti!
E për më keq se kaq, familjarët e politikanëve të tillë sillen sikur kauboj rrugëve dhe shesheve të qyteve tona, bëjnë plloje nëpër kafene, pijnë e bëhen rrotë dhe kamarieri as që guxon t’ua kërkojë pagesën!
Këta jemi ne që na sundoj 900 vjet perandoria romake, 500 vjet perandoria turke dhe mbi 100 vjet hegjemonia serbe dhe ne nuk e patëm guximin të sillemi me ta siq sillemi me gardianët (policët dhe ushtarët, gjyqtarët dhe prokurorët) e shtetit tonë!
Këta jemi na “trimat” që pas lufte përseri kalojmë nëpër territorin e Serbisë duke ua marrë ‘patin’ policëve kufitar të Serbisë, besa edhe duke i shpërblyer me para për të kaluar më lehtë e më shpejt kufirin, me fjalët falenderuese “hvala zemo”, e besa në disa raste patriotët tonë ju thonë edhe “brate moj” armiqve shekullorë, kurse vëllezërve të gjakut në parlament dhe në rrugë nuk ngurrojnë t’iu thonë, ti je armik dhe më i zi se ‘shkjau’ i Serbisë!
Ky është mentaliteti ynë, kjo është varfëria jonë shpirtërore që nuk na lejon të çlirohemi asnjëherë nga mentaliteti i robit edhe pas 27 vjetësh në shtetin e lirë!
Përfundimisht, shqiptarët për të qenë të lirë duhet të çlirohen nga egoja për të qenë i pari i fisit, i pari i katundit, i pari i partisë dhe i pari i shtetit!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
