Banesa i mori flakë, flet e moshuara: Çdo gjë ishte fikur, se kuptova nga erdhi

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 12:08
Banesa i mori flakë, flet e moshuara: Çdo gjë ishte fikur, se kuptova nga erdhi

Një e moshuar ka shpëtuar sot, pasi banesa ku ajo jetonte u përfshi nga flakët.

Ajo u shpreh se flaka erdhi papritur, ndërsa çdo gjë ishte fikur në banesë.

“Unë erdha në shtëpi, erdha pak vërdallë shtëpisë. Kur shkoj nga hyrja e re andej, shikoj që ishte bërë tym. Shkoj tek dhoma e vajzës së vogël dhe shikoj që aty ishte ngritur flaka dhe hodha një kovë ujë dhe ajo kërciti më shumë.

Unë s’kisha ça të bëja më pas. Mora djalin në telefon që erdhi. Po të gjitha gjërat ishin të fikura, se nga erdhi ajo flakë unë nuk e di. Edhe tek korenti, ishin ulur ato çelësat. Gjella qe bërë me gaz, ajo ishte fikur,” tha ajo.

Nuk dihen ende shkaqet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

(Kosova Sot Online)