Sekuestohen 522 mijë euro

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 20:20
Sekuestohen 522 mijë euro

Pas ngjarjes së bujshme mëngjesin e sotëm ku janë sekuestruar 522 mijë euro në një autobus që vinte nga Bari, në Portin e Durrësit, policia ka vënë në pranga drejtuesin e autobusit si dhe dy ndihmësit e tij.

Përveç shumës së madhe të parave, rreth 522 000 euro të fshehura në pjesën e sipërme të autobusit në 6 qese plastmasi, janë sekuestruar edhe mallra kondabandë si: kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

(Kosova Sot Online)