Vrasje në tentativë në Sllatinë

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 09:25
Vrasje në tentativë në Sllatinë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Sllatinë rreth orës 04:27.

Policia e Kosovës njofton se atje disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësua lëndime trupore e më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, policia shton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.

(Kosova Sot Online)