Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 10:31
Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, Hasan Meta.

Biokimisti i njohur ishte deputet nga viti 2001 deri në vitin 2004 si anëtar i Partisë Socialiste të Kosovës.

Meta ishte veteran i luftës së UÇK-së, ndërsa së fundi ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Pejës.

(Kosova Sot Online)