Von Cramon: Pres që Kosova ta mbështesë nismën e re franko-gjermane

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 10:22
Von Cramon: Pres që Kosova ta mbështesë nismën e re franko-gjermane

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një konferencë për media ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Von Cramon, gjatë kësaj konference ka shfrytëzuar rastin të komentoj edhe propozimin franko-gjerman.

Sipas saj, kjo është mundësi e mirë edhe për Kosovën edhe për Serbinë.

“Unë do ta komentoja nismën e re franceze dhe gjermane. Po shihet që ka përparim të ri është një frymë e re, në të gjithë procesin po e shohim se në të dyja anët si në Beograd edhe ashtu edhe këtu, njerëzit e kanë kuptuar nëse jo marrëveshje, të paktën të arrihet një pako e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se pret që Kosova ta mbështetë nismën e re franko-gjermane.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi franko-gjerman. Mendoj që ky është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara të dyja palët drejt integrimit evropian që mendoj që është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë”.

Sa i përket liberalizimit të vizave ajo tha është duke “vuajtur” bashkë me Kosovën për këtë proces.

“Të gjitha kriteret janë mbushur, edhe unë po vuaj sa secili prej jush, dhe nuk arsyetohet kjo. Të shohim rezultatet pa ndonjë kushtëzim”.

Pritshmëritë e Von Cramon, janë që të ketë një datë për liberalizimin e vizave.

“Shpresojmë që të kemi një datë për liberalizim shumë shpejt. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim kah mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit, po punojmë të shohim një votim pozitiv që qytetarët e Kosovës e meritojnë moti, nuk mund të ia shpjegosh askujt”.

(Kosova Sot Online)