Intensitfikimi i dialogut, Osmani do t’i pres në takim përfaqësuesit politikë të Luginës

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 11:50
Intensitfikimi i dialogut, Osmani do t’i pres në takim përfaqësuesit politikë të Luginës

Presidentja Vjosa Osmani në mesditë do t’i pres në takim liderët institucional dhe përfaqësuesit politik nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Siç ka njoftuar Presidenca, takimi pritet të zhvillohet në orën 13:00.

Mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit.

Ky takim vjen në valën e përpjekjeve të intensifikuara ndërkombëtare në dialogun Kosovë-Serbi. Ditë më parë, përfaqësues të Luginës ishin në Departamentin amerikan të Shtetit, ku e takuan emisarin special amerikan, Gabriel Escobar.

(Kosova Sot Online)