Pezullohet nga puna zyrtari i SHKK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

  • S.A /
  • 24 October 2022 - 12:31
Pezullohet nga puna zyrtari i SHKK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q. SHKK njofton se zyrtari në fjalë dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )