Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 14:18
Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar këtë të hënë me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, situatën gjeopolitike dhe çështjet rajonale.

Vuçiç dhe Bocan-Harchenko disktuan edhe për çështjen e Kosovës, ku në fokus ishte respektimi i të drejtave ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Vuçiç falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë.

Ai shprehu shpresën se paqja e nevojshme në tokën evropiane do të vendoset në kohën më të shkurtër të mundshme.

(Kosova Sot Online)