Fati i Kosovës në momentin kritik për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të shtetit me unitet politik

Fati i Kosovës në momentin kritik për ruajtjen  e sovranitetit dhe integritetit të shtetit me unitet politik

Gani Qarri

  • 24 October 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Opozitë konfuze e cila përveç përgjegjësive për të gjitha “gabimet” që i kanë bërë në të kaluarën, jo vetëm që nuk janë penduar asnjëherë, por kanë dalë hapur edhe në mbështetje të planeve të Serbisë për konflikt të ri dhe ndarje të Kosovës, bazuar në marrëveshjet e kundërligjshme për asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, që tanimë është kthyer, në temën më të rëndë dhe pikë e kuqe në dialog, duke i ikur edhe bashkëpunimit me partinë në pushtet, për gjetjen e një zgjidhje të balancuar dhe pranueshme kushtetuese.

-Populli i shumëvuajtur i Kosovës duke parë veprimet e pajustifikueshme, marrëveshjet tradhtare dhe daljen publike në mbështetje të qëndrimeve të Serbisë,kundër Republikës së Kosovës të tandemit të turpit opozitar PDK-LDK, që po vazhdon edhe pas vizitës së përfaqësuesit të lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, për ta siguruar të ardhmen e fëmijëve të vet dhe shpëtuar vazhdimësinë e shtetit të Kosovës, duhet të bëjë çdo gjë të mundur që këto dy parti, pas dërgimit në opozitë, ti mënjanoi tërësisht dhe përgjithmonë edhe nga skena politike dhe udhëheqësit e dyshimtë të tyre, ti dërgojë prapa grillave për ti larë mëkatet mbi dy dekadëshe. Emisari i lartë amerikan, i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar para largimit nga Kosova, deklaroi decidivisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të sillte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur e sovran, gjë që SHBA e ka përkrahur gjithmonë, siç do ta mirëpresin pranimin e saj, në OKB dhe në të gjitha strukturat e tjera euroatlantike!

Por megjithëse fatkeqësisht, politika shoviniste e Serbisë, në raport me Kosovën, nuk ka ndryshuar, për asnjë milimetër, nga vitet e ‘90-ta, vërtetë është shumë e habitshme, për të mos thënë edhe tradhti e hapur, që përveç animit të Edvin Kristaq Ramës pro Vuçiqit, edhe qëndrimet e dy partive aktualisht opozitare të Kosovës si PDK dhe LDK të mbajnë anën e Serbisë sidomos sa i takon “zajednicës” serbe, të nënshkruar dhe miratuar në kuvend nga të dyja këto parti, të cilat populli i Kosovës, për ta siguruar të ardhmen e fëmijëve të vet dhe shpëtuar vazhdimësinë e shtetit të Kosovës, duhet të bëjë çdo gjë të mundur që ti mënjanoi tërësisht dhe përgjithmonë nga skena politike.

Madje afrimit të tyre me pozitën, nuk i ndihmoi as vizita e përfaqësuesit të lartë amerikan z. Gabriel Eskobar, ani pse afati i fundit për konvertimin e targave ilegale serbe me ato legjitime të Kosovës, është 31 tetori, por përkundër të gjithave, të dy partitë më të dyshimta, fajtoret kryesore dhe me mëkatet më të mëdha, në historinë e pasçlirimit për dëmtimin më të rëndë të mundshëm të shtetit të Kosovës, si PDK dhe LDK, jo vetëm që nuk kooperojnë me pozitën as në këto momente vendimtare, por janë vënë plotësisht në anën e Vuçiqit, duke i hedhur edhe më tepër benzinë zjarrit me mos koordinimin e tyre, në mënyrë që gjendja edhe ashtu e tensionuar në veri të përshkallëzohet edhe më shumë.

Pra qytetarë të dashur të Kosovës, nuk është më vetëm Serbia, ajo që e lufton Kosovën dhe Qeverinë tonë aktuale, por pikësëpari është opozita dubioze, e cila nuk i del krah Kosovës, por kriminelit Aleksandër Vuçiqi, në mënyrë që me përpjekje të përbashkëta, ta bllokojnë shtetin e Kosovës. Krejt ky aksion i koordinuar i Vuçiqit me opozitën e shantazhuar si PDK dhe LDK, është planifikuar për të nxitur qytetarët serb që të dalin përsëri në bllokada, parti që bartin përgjegjësi të plotë për sakatimin e Kosovës duke e nënshkruar dy herë marrëveshjen kundër kushtetuese për formimin e "zajednicës" dhe miratuar atë me shumicën e votave edhe në parlament.

Dhe sot në vend se ta mbështesin Kosovën, ato dalin hapur, në anën e Serbisë, dhe njëjtë si Serbia këmbëngulin me çdo kusht, për formimin e të ashtuquajturit “asociacion i komunave serbe” ani pse është dëshmuar se ai bie në kundërshtim të plotë me mbi 23 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Ndaj sado që shteti i Kosovës, duke pasur parasysh gjendjen, siç thuhet në media, ka përgatitur një plan operativ të veprimit, ka shtuar edhe numrin e personelit dhe po dëshmon se është i gatshëm për intervenim, në rast nevoje, megjithëse gjendja në veri, vijon të mbikëqyret edhe nga ndërkombëtarët, duke pasur parasysh tradhtitë e dy partive kryesore opozitare, Kosova nuk di më se kundër kujt të veprojë më parë. Dhe gjithë këto obstruksione antishtetërore të PDK-së dhe LDK-së, po ndodhin pikërisht në momentet e fundit kur targat ilegale të Serbisë, duhet të konvertohen në targa legjitime të Republikës së Kosovës, të cilat sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, qysh moti do të duhej të ishin hequr nga qarkullimi.

Ndaj ajo që në këto çaste dramatike po brengosë pa masë qytetarët e Kosovës, është fakti se PDK dhe LDK, në vend se ta mbështesin Kosovën dhe qeverinë legjitime të saj, po dëshmojnë hapur se pengimi i institucioneve të Kosovës për shtrirjen e rendit e të ligjit në veri të vendit, nuk vije më vetëm nga Serbia por, pikësëpari nga partitë opozitare të cilat për dy dekada me radhë, nuk e kanë ndaluar asnjëherë biznesin e pistë dhe kooketimin e dyshimtë me bandat serbe në veri, duke pritur e përcjellë në zyrat e shtetit edhe banditët e futur në Listën e Zezë të SHBA-ve, si Millan Radojçiqi etj.

Opozitë turpit, e cila veçanërisht këto ditë, po dëshmon publikisht, se më e gatshme është të bashkohet me përpjekjet e pushtuesit të vendit dhe armikun shekullor të Kosovës dhe shqiptarëve, si Serbia fashiste dhe jo vetëm që nuk është në shërbim të popullit dhe shtetit të Kosovës por ka hy në luftë të hapur për krijimin e narracionit të Serbisë për krijimin e Serbisë së madhe dhe realizimin e "botës serbe" siç e kërkojnë ultra nacionalisti serb Aleksandër Vulin dhe pasardhësi i Millosheviqit, krimineli Aleksandër Vuçiq nga Beogradi. PDK dhe LDK përveçse u treguan skajshmërisht, jo serioze, ato tanimë kaluan hapur edhe në qasje antishtetërore e antikombëtare, duke i ndihmuar Serbisë që gjendjen në veri, ta kthej në kauzë për ndarjen e Kosovës.

PDK dhe LDK janë ato të cilat që të dyja, refuzuan edhe ftesën e Kryeministrit Kurti për takim informativ mbi diskutimet e fundit që ka pasur Kryeministri dhe Presidentja e vendit, me diplomatët e huaj, për gjetjen e mënyrës së dinamizmit të dialogut dhe arritjes më të shpejtë të marrëveshjes finale me Serbinë! PDK dhe LDK janë partitë që duke e ditur se Serbia nuk do ta pranojë as ndonjë propozim të mundshëm të Qeverisë së Kosovës, për gjetjen e zgjidhjes reciproke të çështjes së minoriteteve, madje edhe do ta pengonte jetësimin e tyre, përpiqen me tërë potencialin e arrogancës së paparë, që gjendjen në veri, Serbia ta përdorë si alibi për konflikt të hapur, për të penguar përfundimin e procesit të bisedimeve me njohje reciproke dhe pranimin e Kosovës në OKB si anëtare me të drejta të plota. Parti me udhëheqje të dyshimta, të cilat duan vazhdimin pa fund të procesit të stërzgjatur të bisedimeve, deri në arritjen e ndarjes së Kosovës, ashtu siç pretendonin PDK dhe LDK.

Prandaj edhe bojkotimi i këtij takimi nga të dy këto parti të turpit, të cilat bartin përgjegjësinë kryesore për kompromiset e dhimbshme që janë bërë nga ato në kurriz të Kosovës, me marrëveshjet e dyshimta e kundër kushtetuese të nënshkruara prej tyre, është edhe një sjellje tepër e pa justifikueshme, në përpjekje për të ikur nga përgjegjësia për gjitha ato që kanë bërë në dëm të Kosovën, duke e lënë tani të vetme, të përballet me problemet e lëna trashëgim, nga mandatet e tyre të inkriminuara qeverisëse!

Opozitë konfuze e cila përveç përgjegjësive për të gjitha “gabimet” që i kanë bërë në të kaluarën, jo vetëm që nuk janë penduar asnjëherë, por kanë dalë hapur edhe në mbështetje të planeve të Serbisë për konflikt të ri dhe ndarje të Kosovës, bazuar në marrëveshjet e kundërligjshme për asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, që tanimë është kthyer, në temën më të rëndë dhe pikë e kuqe në dialog, duke i ikur edhe bashkëpunimit me partinë në pushtet, për gjetjen e një zgjidhje të balancuar dhe pranueshme kushtetuese. Prandaj, populli i shumëvuajtur i Kosovës për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të vet dhe garantuar vazhdimësinë e shtetit të Kosovës, e ka për obligim ti mënjanoi tërësisht nga politika dhe udhëheqësit e inkriminuar ti dërgojë prapa grillave, për ti paguar të gjitha tradhtitë që kanë bërë kundër popullit dhe vendit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".