A do ta votojë Trustin Grupi Multietnik!
Por, grupi parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovë, ende nuk kanë qëndrim, për lejimin e këtyre mjeteve.
Kështu thotë deputeti nga Kosova Demokratik Türk Partisi (kdtp), Enis Kervan.
“Në ende nuk kemi një qëndrim si grup parlamentar sepse ne nuk jemi një parti e një komunitet, po presim edhe qëndrimet e partive dhe të takohemi për të parë se si do të veprojmë”, tha Kervan
Lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti është propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.
Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.
Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit kishte ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës.
(Kosova Sot Online)
