
Kjo është gjendja shëndetësore e 26-vjeçares që u lëndua në aksidentin tragjik afër Komoranit

Sot në orën 17:00 një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë, ku dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Personi që është lënduar në këtë aksident është e gjinisë femërore, rreth 26-vjeçare.
Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori.
Ai i tha se 26-vjeçarja është në gjendje stabile dhe se nuk ka ndonjë lëndim të rëndë.
(Kosova Sot Online)