Hasani i përqesh ‘provat’ e Kurtit për luftë: A po mendoni që Serbia ngrit aeroplan pa dijeninë e NATO’s

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 21:56
Hasani i përqesh ‘provat’ e Kurtit për luftë: A po mendoni që Serbia ngrit aeroplan pa dijeninë e NATO’s

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani ka folur për deklaratat e Kurtit për rrezikun për luftë.

“A mendoni që Bosnja i kish liberalizu vizat, Republika Srpska, Dodiku e ata pa dhënë shenjë Vuçiqi e Serbia. Ai është shenjë, po i tregon Perëndimit ‘unë jom peacemaker, veriun e Kosovës nuk po e destabilizojë, spo boj sen’, ti po thu ‘luftë, luftë’”, tha ai.

Ai përqeshi edhe ‘provat’ e kryeministrit Kurti për rrezikun për luftë nga Serbia për Kosovën.

“Veç që i ka qu aeroplanat në Kralevë a? Po të them është gabim me mendu që Serbia guxon me i ngrit aeroplanat. Nuk ka asnjë rrezik të prekshëm për sigurinë prej asaj që është politikë zyrtare në Kosovë”.

Hasani deklaroi se Kosova me Serbinë mund të mbesin “konflikt i ngrirë”.

“Kosova është duke shkuar në një fazë tjetër të menaxhimit të një krize, e cila potencialisht mund të jetë konflikt i ngrirë. Potencialisht mund të mbesë, nuk e përjashtojmë mundësinë. Në një farë mënyrë, indikacionet janë, për fat të keq”, tha Enver Hasani.

(Kosova Sot Online)