Ischinger s’e përjashton mundësinë që lufta e Rusisë mund të afrojë edhe më shumë Beogradin dhe Moskën

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 22:20
Ischinger s’e përjashton mundësinë që lufta e Rusisë mund të afrojë edhe më shumë Beogradin dhe Moskën

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger në një intervistë  ka folur edhe rreth asaj nëse është e rrezikshme të arrihet një marrëveshje pa njohje reciproke duke e ditur afërsinë e Aleksander Vuçiqit me Vladimir Putinin.

Ischinger ka thënë se në diplomacinë ndërkombëtare është gjithmonë e rëndësishme të mendohet për propozimet që bën, me kë dhe për kë i bënë ato. Diplomati gjerman thotë se evropa aktualisht është në një moment kritik të sigurisë si rezultat i luftës në Ukrainë, luftë për të cilën thotë se do të ndryshojë raportin mes Serbisë dhe Rusië.

Ischinger edhe pse thotë se s’beson që Serbia do të afrohet edhe më shumë me Rusinë pas kësaj lufte, s’e përjashton një mundësi të tillë.

Megjithatë thotë se ka shumë serbë të cilët s’duan që të afrohen me një shtet si Rusia që po kryen gjenocid në Ukrainë. Diplomati gjerman thotë se serbët e kujtojnë mirë që kanë kryer veprime gjenocidale në Kosovë, dhe thotë se shpreson shumë se do t’i rezitojnë përpjekjeve për t’u parë si partner të një shteti si Rusia.

“Shiko, në diplomacinë ndërkombëtare është gjithmonë e rëndësishme që të mendohet për afatet e propozimeve të tua dhe me kë dhe për kë ti i bën propozimet tua. Unë mendoj që jemi në një moment tepër kritik të sigurisë evropiane dhe s’do të befasohesha që si pasojë e luftës aktuale në Ukrainë raporti i Serbisë me Rusinë do të ndryshojë. Ndoshta do të bëhet edhe më i afërt. Por është gjithmonë e mundur që s’do të bëhet më i afërt. Është shumë e mundur për mua që të imagjinoj që shumë serbë s’duan të afrohen me një vend që kryen veprime gjenocidale. Serbët e kujtojnë, shpresoj që e kujtojnë që ata kanë kryer veprime gjenocidale këtu në Kosovë. Kështu që shpresoj që ata i rezistojnë përpjekjes që të shihen si partnerë të një vendi që po bën një luftë ilegale dhe agresion. Kështu që të shohim se si kjo luftë vazhdon. Dhe s’do të befasohesha nëse do të kishte ndikime afatgjate në raportet mes Serbisë dhe Rusisë. Nuk e injoroj faktin që kanë lidhje kulturore dhe fetare. Por është një gjë të kesh lidhje religjioze dhe kulturore dhe është gjë tjetër të jesh partner në një luftë agresioni”, ka deklaruar Ischinger


(Kosova Sot Online)