Arrestohet një i mitur për sulm se*sual ndaj një të miture në Fushë Kosovë

  • E.k /
  • 25 October 2022 - 10:07
Arrestohet një i mitur për sulm se*sual ndaj një të miture në Fushë Kosovë

Një i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, nën dyshimet për sulm seksual ndaj një të miture.

Policia njofton se sulmi seksual ka ndodhur dje në orën 12:30.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Fushë Kosovë 24.10.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

(Kosova Sot Online)