Kurti ia ndërpren fjalimin profesorit të UP-së, por i kërkon falje: Edhe unë isha në temë

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 14:47
Kurti ia ndërpren fjalimin profesorit të UP-së, por i kërkon falje: Edhe unë isha në temë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar falje profesorit Bekim Baliqit të cilit ia ndërpreu fjalimin.

Por thotë se edhe ai ishte brenda temës.

Krejt kjo ka ndodhur në promovimin e librit ”Nacionalizmi“ i Enis Sulstarovës.

”Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova“, ka shkruar Kurti.

”Prof. Bekimi e vazhdoi fjalimin për librin e unë udhëtimin për Klinë e Istog“, ka treguar Kurti.

(Kosova Sot Online)