Rrufeja godet detin, momenti i rrallë u kapur nga kamera

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 11:27
Rrufeja godet detin, momenti i rrallë u kapur nga kamera

Një rrufe e fuqishme ka goditur në deti në një moment tepër të rrallë të kapur nga kamerat.

Sipas mediave të huaja, ekspertët në NASA vlerësojnë se pavarësisht se 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, vetëm dy për qind e të gjitha goditjeve të rrufesë ndodhin mbi të.

Pamjet mbi Kanalin Anglez u kapën nga Charlotte Chapman, në Portland Bill, Dorset, gjatë stuhive të së dielës pasdite.

Dhe 32-vjeçarja tha: “Kisha parë stuhinë që po vinte dhe arrita të bëj një video dhe ta inkuadroja këtë pamje mahnitëse”.

Charlotte shtoi: “Së fundmi jam kthyer në Portland pasi kam jetuar në Bristol për 11 vitet e fundit. Dhe për të qenë i sinqertë, gjithçka që kam bërë është të shikoj detin që kur kam qenë në shtëpi”.

(Kosova Sot Online)