Abdixhiku godet me prurjen e re, Visar Azemi i bashkohet LDK’së

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 12:58
Abdixhiku godet me prurjen e re, Visar Azemi i bashkohet LDK’së

Një prej emrave më të njohur të shoqërisë civile, Visar Azemi, i është bashkuar sot Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç raportoi mbrëmë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook.

 “Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash…Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt; e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Azemi ka qenë pjesë e shoqërisë civile për një kohë të gjatë, duke avokuar kryesisht për energjinë e ripërtërishme dhe të dekarbonizuar.

Azemi ka qenë pjesë dhe një ndër themeluesit e partisë Fryma e Re. Pas shuarjes së partisë, ai kishte kaluar në shoqërinë civile dhe gjatë këtyre viteve ka mbetur pjesë e saj.

(Kosova Sot Online)