Akoma po vazhdon tollovia me vetura në Prishtinë

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 17:17
Akoma po vazhdon tollovia me vetura në Prishtinë

Testimi i unazës qendrore nga Komuna e Prishtinës ka shkaktuar kolona të gjata në komunikacion.

Sidomos tani kur shumica e qytetarëve e kanë përfunduar orarin e punës dhe kanë marrë rrugën që të kthehen në shtëpi, kjo e ka ngarkuar edhe më shumë trafikun rrugor.

Sipas kryetarit të komunës Përparim Rama, testim i sotshëm ka ndodhur për shkak që të premteve kryeqyteti është më i ngarkuar me vetura, andaj ka qene i nevojshëm për të shikuar dhe kuptuar problemet në komunikacionin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)