Ish-agjenti me pyetje për Richard Grenellin: Sa milionë t’u premtuan nga Vuçiqi dhe Thaçi në takimin privat në Berlin ku mori pjesë edhe Çitaku?

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 15:15
Ish-agjenti me pyetje për Richard Grenellin: Sa milionë t’u premtuan nga Vuçiqi dhe Thaçi në takimin privat në Berlin ku mori pjesë edhe Çitaku?

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka pyetur publikish Richard Grenellin se sa miliona dollarë i janë premtuar nga Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi?

Miftari përmes një postimi në rrjetin social thotë se Grenelli duhet me tregu këtë.

Ai shkruan se, Grenell duhet me tergu edhe çka kanë biseduar me Andrea Vuçiqin në Berlin, por edhe me Hashim Thaçin ku pjesëmarrës në takim ishin Bekim Qollaku dhe Vlora Çitaku.

Postimi i plotë:

Kuptohet pse ju mungon sot burgagjiu Hashim Thaçi dhe pse e urreni Kosovën dhe Albin Kurtin

Ambasadori i dështuar dhe biznismeni Amerikan, Rikard Grenell duhet të tregoj herët a vonë se sa miliona dollarë dhe sa përqindje i janë premtur nga Aleksadër, Andrea Vuçiqi dhe Hashim Thaçi për të ju ndihmuar për të ia nda veriun e Kosovës, Serbisë.

Duhet të tregoj se çka ishte biseduar me përfaqësuesin serb (Andrea Vuçiqin) në Berlin kur Grenelli ishte ambasador nongrata amerikan në Gjermani, dhe çka ishte biseduar kur ishte vizituar dy herë në Berlin privatisht pa kurrfar protokoli nga ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tani i burgosur për krime lufte!

Dhe bisedat me dy përkthyesit e Grenellit përndryshe sekretarët e Hashim Thaçit si Bekim Qollakun dhe Vlora Çitakun!

(Kosova Sot Online)