Tribunali i arbitrazhit rrëzon pretendimet milionëshe ndaj Telekomit

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 22:45
Tribunali i arbitrazhit rrëzon pretendimet milionëshe ndaj Telekomit

Telekomi i Kosovës, pas një beteje ligjore katërvjeçare, sot ka pranuar vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit “ka shënuar fitore”, duke refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse, një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerë mbi 10 milionë euro.

Siç thuhet në komunikatë, Telekomi i Kosovës tashmë është në pritje edhe të rikuperimit për shpenzimet financiare, përkatësisht kompensimit të shpenzimeve të përfaqësimit.

Rasti ka nisur më 19 shtator 2018, kur paditësi ka ngritur padi ndaj Telekomit në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Tribunali i Arbitrazhit, duke i vërtetuar faktet dhe argumentimin ligjor, ka ardhur deri te përfundimi se Telekomi ka vepruar në tërësi në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë, duke refuzuar padinë e ngritur ndaj tij.

(Kosova Sot Online)