'Çartet' Rakiq paralajmëron bllokimin e rrugëve në Kosovë

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 14:25
'Çartet' Rakiq paralajmëron bllokimin e rrugëve në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Kështu tha ai pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët nga Kosova kanë marrë garanci të forta se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shteti i Serbisë do të qëndrojnë pranë popullit të tyre dhe tha se populli serb do t’i rezistojë paqësisht çdo dhune.

Rakiq u tha gazetarëve, pas takimit mes presidentit Vuçiq se ata i thanë Vuçiqit se nëse policia apo dikush tjetër fillon të vjedhë pronën e serbëve nga Kosova, ata do të përdorin të gjitha mjetet dhe do të bëjmë rezistencë me mjete demokratike dhe paqësore.

Kujtojmë se dje gjatë ditës, ishte Goran Rakiq që kishte kërkuar takim urgjent me presidentin Vuçiq, pas pretendimeve se ndihen të frikësuar nga deklaratat e kryeministrit Kurti rreth afatit për targa.

(Kosova Sot Online)