E dhimbshme: Ky është i moshuari që humbi jetën në aksidentin me fatalitet në Mitrovicë

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 07:49
E dhimbshme: Ky është i moshuari që humbi jetën në aksidentin me fatalitet në Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku la të vdekur një person dje rreth orës 16:00 në fshatin Rekë të Mitrovicës. I ndjeri po drejtonte motoçikletën në momentin që u godit nga vetura.

Sinjali mëson se viktima është 67-vjeçari, Nazif Zeneli.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit të veturës, i cili po lëvizte në rrugën Rajonale Mitrovicë – Bajgorë.

Zeneli ishte dërguar me shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë, ai nuk ka arritur që të mbijetojë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkohë shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar për mbajtje për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)