Kthehet nga fushëbeteja për një vizitë të papritur në familje, ushtari ukrainas mban buqetën me lule për nënën e moshuar

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 14:37
Kthehet nga fushëbeteja për një vizitë të papritur në familje, ushtari ukrainas mban buqetën me lule për nënën e moshuar

Ushtarët ukrainas që janë në vijën e parë të frontit, prej muajsh nuk i kanë takuar familjarët e tyre.

Megjithatë, ata me raste gjejnë kohë që t’ju bëjnë befasi të këndshme më të dashurve, duke u shfaqur para derës së shtëpisë pa ndonjë paralajmërim.

Një rast i tillë është regjistruar së fundmi, ku një ushtar ukrainas gjeti kohë që për pak çaste të vizitojë familjen e tij.

Ai mbante një buqetë me lule për nënën e tij të moshuar të cilën e gjeti të shtrirë në shtrat, e cila mbeti e habitur kur e pa.

Videoja e ushtarit ukrainas është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe po bën bujë duke marrë miliona shikime.

(Kosova Sot Online)