Kryeministri Kurti në Berlin: Gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetët e popullit ukrainas

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 13:06
Kryeministri Kurti në Berlin: Gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetët e popullit ukrainas

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti në takimin që është mbajtur me gjashtë vendet e rajonit, ka folur për situatën energjetike. I pari i ekzekutivit ka thënë se gazi i lirë i Rusisë i kushton shumë sigurisë së Evropës dhe jetëve të popullit të Ukrainës.

“Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)