Sveçla: Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 20:15
Sveçla: Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Presidencës Çeke të Këshillit të Evropës, ka marrw pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.

Në këtë forum tema qendrore të diskutimit ishin ndikimi në siguri i invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar.

Me këtë rast ministri, Sveçla ka theksuar se invazioni i pa provokuar dhe i padrejtë i Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar në gjithë botën arkitekturën e sigurisë, si dhe ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ai ka thënë se me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe asesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.

(Kosova Sot Online)