
Lexoni edhe:
Pronari i qendrës ku u rrah e moshuara flet pas vendimit për mbyllje: Është linçim ndaj biznesit tim
Telefonata anonime vuri në lëvizje policinë, si u kap kokaina “ekuadoriane” në Durrës.
Një telefonatë anonime ka vënë në lëvizje policinë kufitare në portin e Durrësit për të kontrolluar kontenierin me banana që ishte nisur 21 ditë më parë nga Ekuadori, pas porosisë së dhënë nga kompania e importit të bananeve.
Sasia prej 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të “Banaking”, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë. Mësohet gjithashtu që kompania “Zico” ka lajmëruar autoritetet që të zhvilloheshin kontrolle brenda arkave me banane, pasi në të kundërt nuk do ta merrte në dorëzim mallin.
Lexo Edhe:
Kolltuk masazhues profesional - 72% zbritje! Vetëm 469 EUR
Farmacistja shqiptare që u shpall Miss Gjermania: Jeta ime ka ndryshuar, k…
Një ditë pas kapjes së kokainës së fshehur mes bananeve Policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë 53- vjeçarin Trifon Murataj dhe ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit janë dy punonjës të portit të Durrësit nga ku kaloi ngarkesa me kokainë, Alban Naziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, si dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Në prang aka rënë edhe 57-vjeçari, Petrit Demishaj, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
(Kosova Sot Online)