Rakiq: Jemi mbledhur t’i dërgojmë mesazh Prishtinës por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 13:53
Rakiq: Jemi mbledhur t’i dërgojmë mesazh Prishtinës por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare

Jemi mbledhur sot si kurrë më parë të bashkuar t’i dërgojmë mesazh Prishtinës, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe t’iu themi se mjaft më me ngacmime e maltretime ndaj serbëve të Kosovës ka theksuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në protestën e serbëve në veri të Mitrovicës.

 

“Dëshiroj t’iu them se ne dje kemi dhënë dorëheqje, por dua që sot ne juve t’iu kthejmë këto mandate sepse ju na keni zgjedhur e jo Prishtina. Jemi mbledhur sot si kurrë më parë të bashkuar t’i dërgojmë mesazh Prishtinës, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe t’iu themi se mjaft më me ngacmime e maltretime ndaj serbëve të Kosovës. Jemi dëshmitarë gjatë vitit të fundit të privimit nga e drejta e votimit, referendumit, lëvizjes dhe shprehjes së lirë, të ngritjes së akuzave ndaj përfaqësuesve tonë politik, dhe se na kanë kriminalizuar tërë veriun”, ka thënë ai,.

(Kosova Sot Online)