Si i mbajti 52-vjeçari të ngujuar për 6 vite gruan bashkë më dy fëmijët në kryeqytet!

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 14:28
Si i mbajti 52-vjeçari të ngujuar për 6 vite gruan bashkë më dy fëmijët në kryeqytet!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e tmerrshme e zbuluar në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka mbajtur të ngujuar për 6 vite gruan bashkë më dy fëmijët.

Gjergj Laçi për shkak të bindjeve radikalë i ka mbajtur të mbyllur familjarët e tij në një banesë të izoluar nga bota e jashtme. 52-vjeçari i kishte hequr fëmijët edhe nga shkolla, iu kishte hequr televizorin dhe më pas edhe elektricitetin.

Bëhet me dije se kanë qenë familjarët e gruas ato qe kanë denoncuar se çfarë ndodhte në banesë.

Fqinja e familjes janë shprehur se kryefamiljari vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët.

Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

“Në punë nuk shkonte. Nuk kemi komunikuar. Kanë 24 vjet që jetonin këtu. Punonte ushtar kryefamiljari. Prej 10 vitesh pa punë. Vuante nga probleme mendore, ka qenë çuar njëherë në spital“, tha fqinja.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.

(Kosova Sot Online)