Ish-polici nga Mitrovica la punën dhe shkoi në Suedi, tani po kërkon që të kthehet në punë

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 08:11
Ish-polici nga Mitrovica la punën dhe shkoi në Suedi, tani po kërkon që të kthehet në punë

Pas gjendjes së tensionuar në veri të Mitrovicës, shumë ish policë janë lajmëruar vullnetarisht që rikthehen në uniformën e shtetit, përcjell "Kosova Sot Online".

Ish polici i cili tani jeton në Suedi, Isuf Brahimi i ka bërë ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës, që ti mundësohet rikthimi në Policinë e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:

Ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës:
Presidentes Vjosa Osmani
Kryeministrit Albin Kurti
Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla
Drejtorit të PK. Fehmi Hoti
Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet gjegjësisht në Policin e Kosovës nga zyrtarët sërb të cilët bojkotuan punën, kerkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policin e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!
Me respekt Isuf L. Brahimi

(Kosova Sot Online)