Skenderaj: Digjet një vilë pushimi

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 11:37
 Skenderaj: Digjet një vilë pushimi

Një vilë banimi është djegur në Skënderaj, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)